Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Ukraina mund të kontribuojë në mbrojtjen e rrugëve detare nëse ftohet, duke përmendur përvojën e fituar nga mbajtja e hapur e korridoreve të transportit në Detin e Zi nën sulme të vazhdueshme ruse, raporton AP.
“Nëse ftohemi, do të ndihmojmë”, tha Zelensky, pa dhënë detaje të mëtejshme.
“Ngushtica duhet të zhbllokohet”.
Oferta e Kievit vjen në një kohë kur ai po thellon bashkëpunimin me vendet e Gjirit si Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe duke u orientuar drejt një roli afatgjatë si partner sigurie.
Ekipet ukrainase janë tashmë të dislokuara në rajon për të këshilluar mbi mbrojtjen ajrore, mbrojtjen e infrastrukturës dhe sigurinë detare.
Irani godet objektiva në gjithë Lindjen e Mesme
Irani ka goditur objektiva në të gjithë Lindjen e Mesme, duke shkaktuar disa zjarre në një...-
Omani i propozon Iranit një mekanizëm rajonal për Hormuzin
-
Macron: Të gjitha palët duhet t’i heqin bllokadat në Hormuz
-
Zelensky thotë se kanë arritur marrëveshje “historike” me vendet e Gjirit
-
Ukraina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arrijnë marrëveshje bashkëpunimi
-
Zelensky takon kreun e Emirateve të Bashkuara Arabe gjatë turneut në Gjirin Persik