Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Rusinë

Ukraina edhe zyrtarisht ka shkëputur marrëdhëniet diplomatike me Rusinë, pas pushtimit të saj në territorin ukrainas, ka thënë presidenti Volodymyr Zelensky në një konferencë për shtyp.

Në orët e para të mëngjesit forcat ushtarake ruse kanë hyrë në territorin ukrainas. Hyrja është bërë nga disa zona të Ukrainës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

.Policia e Ukrainës ka thënë se ka vrarë 50 ushtarë dhe ka rrëzuar gjashtë avionë rusë, në mes të një ofanzive të Rusisë në orët e para të mëngjesit.

Deklarata vjen pasi fillimisht u njoftua për shtatë të vrarë ukrainas dhe 11 të zhdukur.