Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi se mëngjesin e së martës u vranë katër ukrainas, derisa 70 raketa ruse u shkatërruan nga Forcat e Armatosura të Ukrainës.
Siç raportoi BBC-ja, Zelensky u shpreh se trupat ukrainase ende s’po arrijnë ta mbulojnë tërësisht qiellin.
“Fatkeqësisht, ende s’po mbërrijmë ta sigurojmë komplet qiellin, pati disa sulme. Pati viktima. Lista e të vrarëve këtë ditë nga sulmet ruse shkoi në katër persona. Ngushëllimet e mia për familjen dhe miqtë”, deklaroi ai.
Autoritetet ukrainase njoftuan se 40 për qind e Kievit gjenden në terr për shkak të sulmeve ruse mbi centralet e energjisë elektrike.
Granatimet mbi centralet dhe mbi infrastrukturën civile po vazhdojnë edhe më tej, ndërsa sulmet me dronët iranianë kamikazë u tha të hënën se janë ndaluar, për shkak të motit të ftohtë.
-
Shkon në 15 numri i të vdekurve në Kiev, Zelensky bën thirrje për sisteme të mbrojtjes ajrore
-
Zelensky thotë se Rusia lëshoi 500 dronë e vrau katër persona në sulmin e fundit
-
Sulmet e reja ruse, 10 milionë ukrainas mbesin pa energji elektrike
-
85 raketa ruse goditën Ukrainën të martën, paralajmërohet për sulme tjera
-
Zelensky me apel për aleatët pas sulmit rus që la 17 të vdekur