Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka vazhduar të martën vizitën e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, udhëtim që ka sinjalizuar shtendosjen e marrëdhënieve të tendosura kaherë ndërmjet dy vendeve pas Pranverës Arabe të vitit 2011.
Erdogani ka arritur në Abu Dhabi, kryeqytet i Emiratit, pas vizitës që në nëntor ia kishte bërë Turqisë lider de fakto, Sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan.
Lideri turk ka vizituar edhe panairin e Dubait para përfundimit të vizitës. Kjo është vizita e parë e Erdoganit në Emiratet e Bashkuara Arabe pas vitit 2013.