Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka vazhduar të martën vizitën e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, udhëtim që ka sinjalizuar shtendosjen e marrëdhënieve të tendosura kaherë ndërmjet dy vendeve pas Pranverës Arabe të vitit 2011.
Erdogani ka arritur në Abu Dhabi, kryeqytet i Emiratit, pas vizitës që në nëntor ia kishte bërë Turqisë lider de fakto, Sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan.
Lideri turk ka vizituar edhe panairin e Dubait para përfundimit të vizitës. Kjo është vizita e parë e Erdoganit në Emiratet e Bashkuara Arabe pas vitit 2013.
Artikuj të ngjashëm
-
Putini tregon se ku mund të takohet me Trumpin
-
Emiratet e Bashkuara Arabe premtojnë investime prej 1.4 trilionë dollarësh në SHBA për 10 vjet
-
Trumpi mbërrin në Abu Dhabi, ndalesa e fundit në turneun e tij në Lindjen e Mesme
-
Erdogani, pjesë e takimit Trump - Al-Sharaa
-
Erdogani mbërrin në Shqipëri për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë