Botë

Bosnja e quan racist Orbanin pasi tha se populli serb është kyç në Ballkan

Në Bosnjë-Hercegovinë nuk është pritur mirë deklarata e kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, se populli serb është kyç në Ballkan.

Një parti në këtë vend ka nisur peticionin për t’ia ndaluar hyrjen Orbanit në Sarajevë.

“Viktor Orban me pyetjen e tij se si të integrohen dy milionë myslimanë në Bashkimin Evropian, duke menduar edhe një herë për anëtarësimin e Bosnjë-Hercegovinës në BE, dëshmoi edhe një herë se ai nuk është gjë tjetër veçse racisti më i zakonshëm”, thuhet në reagimin e partisë me emrin “Partia Jonë”.

Në fakt, Orban, në konferencën e sotme për media, që zgjati 4 orë, konfirmuar edhe një herë lidhjen e tij me Serbinë dhe serbët.

Pak kohë pasi në një samit tha se “më shumë i duhet BE-së Serbia, sesa Serbisë BE-ja”, sot tha se populli serb është kyç në Ballkan.

Ai lavdëroi edhe Milorad Dodikun, anëtarin serb të presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, që po mundohet ta shkatërrojë këtë vend, duke e ndarë Republika Srpskan nga pjesa tjetër e vendit.

“Ballkani nuk mund të stabilizohet pa serbët dhe pa Bosnjën, e Bosnja nuk mund të ztabilizohet pa serbët e Bosnjës. Populli serb është kyç në Ballkan”, tha Orban, një politikan i njohur për kundërshtimet e tij ndaj politikave të BE-së dhe Perëndimit.