Pasagjerëve të transportit publik në Itali u është bërë e detyrueshme pasaporta e vaksinës që t’u lejohet përdorimi i tij.
Qeveria italiane po i ashpërson masat për personat e pavaksinuar, duke i përjashtuar kundërshtuesit e vaksinës nga restorantet, kinematë dhe muzetë, me qëllim të reduktimit të përhapjes së virusit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjëherësh po inkurajohen skeptikët e vaksinimit që të marrin dozat e tyre të para. Deri më 15 janar, pasagjerëve u kërkohet pasaporta shëndetësore bazike në restorante dhe bare.
Gjithashtu, u kërkohet një pasaportë speciale që dëshmon se janë vaksinuar ose së fundmi janë shëruar nga COVID-19. Do të përditësohen të dhënat e aplikacioneve celulare të shëndetit.
Edhe ata që së fundmi kanë dalë negativë në teste për koronavirus, nuk do të lejohen të marrin pjesë në koncerte, kinema ose performanca të ndryshme.
Masat po shtrëngohen për shkak të variantit të ri Omicron, i cili mendohet se është më rezistues ndaj vaksinave. Britania ka paralajmëruar përhapje të madhe të këtij varianti në prag të festave të fundvitit.