Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

7 kamboxhianë vdiqën pasi pinë dezinfektues si alkool

Shtatë punëtorë kamboxhianë kanë vdekur pasi kanë pirë alkool, të cilëve iu është dhënë si dezinfektues në karantinën ku po qëndronin dhe e kanë përzier me ujë dhe pije joalkoolike, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Punëtorët ishin kthyer nga Tajlanda dhe ishin vendosur në një kamp karantine për koronavirus në provincën veriperëndimore Banteay Meanchey.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministria e Shëndetësisë tha se 12 të tjerë u shtruan në spital pasi kishin pirë përzierjen të martën dhe të mërkurën. Ata ankoheshin për dhimbje koke, marramendje dhe vështirësi në frymëmarrje.

Ekspertët mblodhën mostrat dhe i çuan në një laborator në Phnom Penh për një analizë.