Një sulm më thikë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në një linjë treni që lidh Regensburgun me Nurembergun në Gjermani.
Si pasojë e sulmit, tre persona kanë mbetur të plagosur, derisa njëri prej tyre ka lëndime të rënda, raportojnë mediat lokale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmuesi është kapur dhe është identifikuar si një burrë 27-vjeçar, me origjinë arabe dhe me sëmundje mentale, ka raportuar tabloidi Bild.
Sulmi ka ndodhur saktësisht rreth orës 9:30 sipas kohës lokale. Treni në momentin e sulmit ishte duke bartë rreth 300 pasagjerë. Ndërkohë, pas sulmit, treni është ndalur në një stacion në komunën e Seubersdorfit, në jug të Nurembergut.
Operatori gjerman i hekurudhave, Deutsche Bahn, ka bërë të ditur se rruga ndërmjet Nurembergut dhe Regensburgut është mbyllur përkohësisht.