Një sulm më thikë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në një linjë treni që lidh Regensburgun me Nurembergun në Gjermani.
Si pasojë e sulmit, tre persona kanë mbetur të plagosur, derisa njëri prej tyre ka lëndime të rënda, raportojnë mediat lokale.
Sulmuesi është kapur dhe është identifikuar si një burrë 27-vjeçar, me origjinë arabe dhe me sëmundje mentale, ka raportuar tabloidi Bild.
Sulmi ka ndodhur saktësisht rreth orës 9:30 sipas kohës lokale. Treni në momentin e sulmit ishte duke bartë rreth 300 pasagjerë. Ndërkohë, pas sulmit, treni është ndalur në një stacion në komunën e Seubersdorfit, në jug të Nurembergut.
Operatori gjerman i hekurudhave, Deutsche Bahn, ka bërë të ditur se rruga ndërmjet Nurembergut dhe Regensburgut është mbyllur përkohësisht.
-
Sulm me thikë në një stacion treni afër Cyrihut, tre të plagosur
-
Të paktën 12 të lënduar në një sulm me thikë në Hamburg
-
Dy të vrarë dhe disa të plagosur nga një sulm me thikë në Gjermani
-
Sulm me thikë në stacionin e trenit në Paris
-
Një 32-vjeçar akuzohet për sulmin masiv me thikë në trenin drejt Londrës