Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulm me armë në festën e Halloweenit në Teksas, një i vdekur e 9 të plagosur

Një person ka vdekur e nëntë të tjerë janë plagosur si pasojë e një gjuajtjeje me armë në një festë të Halloweenit, në Teksas, ka bërë të ditur Policia.

Sulmi me armë zjarri ka ndodhur të shtunën mbrëma në një festë në Texarkana, ka njoftuar Policia e cila ka vlerësuar se në vendin e ngjarjes ishin të pranishëm qindra persona.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dhjetë personat që janë qëlluar janë dërguar në dy spitale për trajtim, me ambulanca, vetura të Policisë apo edhe vetura private.

Më vonë u bë e ditur se si pasojë e plagëve ka vdekur një 20-vjeçar ndërkohë që 9 të tjerët janë jashtë rrezikut për jetë.

Policia nuk ka arritur ta arrestojë ende të dyshuarin për sulmin, pasi ai kishte ikur nga vendi i ngjarjes me një veturë të panjohur.

Texarkana ndodhet në kufirin e Teksasit, rreth 290 kilometra në lindje të Dallasit.