Tre persona kanë vdekur dhe të paktën 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë gjuajtjeve në masë të premten në mbrëmje në Las Cruces, New Mexico, raporton “New York Times”.
Në mesin e viktimave janë tre meshkuj, dy 19-vjeçar dhe një 16-vjeçar, kanë njoftuar autoritetet policore. Personat që u plagosën i përkasin grupmoshave 16 deri në 36 vjeç.
Gjuajtjet në masë ndodhën rreth orës 22 në mbrëmje (koha lokale në Amerikë) të premten afër një parkingu në parkun Young të Las Crucesit.
Pasi autoritetet mbërritën në vendin e ngjarjes, ata gjetën trupat e pajetë si dhe shumë persona të plagosur. Ata u dërguan nëpër spitale të ndryshme, duke përfshirë Qendrën Mjekësore në El Paso të Teksasit.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre të vdekur dhe katër të plagosur nga një sulm në një festival në SHBA
-
Të paktën 11 të vrarë nga një sulm i armatosur në Meksikë
-
Dy të vdekur dhe 12 të plagosur nga të shtënat me armë në mes të turmës në Alabama
-
Tre të plagosur nga të shtënat në Times Square të New Yorkut
-
Dhjetë të plagosur nga të shtënat jashtë një klubi nate në New York