Ushtria amerikane thotë se vrau një udhëheqës të lartë të Al-Qaidës në një sulm ajror të premten në veriperëndim të Sirisë.
Majori i ushtrisë John Rigsbee, tha në një deklaratë se Abdul Hamid al-Matar u vra nga një sulm me dron, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRigsbee tha se vrasja e al-Matarit do të prishë "aftësinë e al-Qaidës për të komplotuar dhe kryer më tej sulme globale që kërcënojnë qytetarët amerikanë, partnerët tanë dhe civilët e pafajshëm". Ai tha se al-Qaida "përdor Sirinë si një bazë për kërcënimet që arrijnë në Siri, Irak dhe më gjerë".
Sulmi me dron erdhi dy ditë pasi një bazë ushtarake amerikane në Sirinë jugore u godit nga një sulm i koordinuar që përfshinte dronë dhe raketa. Zyrtarët amerikanë thanë se asnjë trupë amerikane e vendosur atje nuk ishte plagosur apo vrarë.