Botë

Korrespondentes së BBC-së i ndalohet hyrja në Rusi

Korrespondentja e BBC-së në Moskë, Sara Rainsford, është dëbuar së fundmi nga Rusia, vend ku ajo ka raportuar që nga emërimi i Vladimir Putinit në krye të shtetit. Asaj i është ndaluar për një afat të pacaktuar futja në Rusi, nën arsyetimin se është kërcënim i sigurisë.

Një veprim i tillë vjen gjatë pas kritikave ndaj Kremlinit, ku ky i fundit kritikët po i konsideron si "agjentë armiqësorë të Perëndimit".

"A ju dukem si kërcënim Unë jam gazetare”, i pyeti ajo zyrtarët, derisa ata i thanë se e dinë kush është dhe kanë çdo të dhënë rreth saj.

Kolegët i kanë dalë në mbrojtje Rainsfordit duke kritikuar qasjen e Rusisë karshi lirisë së njerëzve dhe mediave.

“Është shumë keq dhe do të përkeqësohet akoma më shumë”, ka thënë njëri.

Ditë më parë, gazetari rus Dmitry Muratov, u laureua së bashku me kolegen Maria Ressa me Çmimin Nobel për Paqe. Çmimi iu nda “për luftën e tyre të guximshme për lirinë e shprehjes”. Muratov, redaktor në mediumin Novaya Gazeta, është i njohur për gjuhën kritike ndaj Kremlinit dhe presidentit Putin.

rusia