Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

29 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të dielën

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 29 viktima nga koronavirusi të dielën dhe 1.045 raste pozitive.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 2.418 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 257.280.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut kanë rezultuar pozitivë 278.182 pacientë, ndërsa kanë vdekur 8.578.