Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

21 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të dielën

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 21 të vdekur nga koronavirusi të dielën dhe 28 pacientë të shëruar.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 1.254 persona kanë rezultuar pozitivë gjatë 24 orëve të fundit. Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 268.191 raste pozitive, 239.694 pacientë të shëruar dhe 8.383 viktima.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 20.114.