Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

15 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të dielën

Maqedonia e Veriut i ka regjistruar 15 të vdekur nga koronavirusi të dielën, derisa nga 5.604 testime, 1.424 të tjerë kanë rezultuar pozitivë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1.083 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 227.492.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 256.281 raste pozitive dhe 8.218 të vdekur.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 20.571.