Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

36 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të mërkurën

Maqedonia e Veriut i ka regjistruar 36 të vdekur nga koronavirus të mërkurën, derisa nga 3.702 testime, 1.091 persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shëruar 2.322 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 272.184.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur 8.829 persona dhe kanë rezultuar pozitivë 289.797.

Aktualisht, numri i rasteve aktive është 8.784.