Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan, ka thënë të enjten se marrëdhëniet e Turqisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të shëndetshme dhe se Washingtoni duhet t’i zgjidhë çështjet lidhur me blerjen e sistemit raketor rus S-400 nga Ankaraja.
Marrëdhëniet mes dy aleatëve në NATO kishin prekur pikën më të ulët në fillim të vitit, kur Washingtoni i vendosi sanksione industrisë turke të mbrojtjes shkaku i blerjes së sistemit rus. Kishte përjashtuar gjithashtu Ankaranë nga programi i aeroplanëve F-35, në të cilin vendi ishte blerës dhe prodhues.
Mediat turke kanë cituar Erdoganin të ketë thënë para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se Ankaraja do të përmbushë nevojat e veta të mbrojtjes nga cilido vend, po qe se Washingtoni nuk i del në ndihmë.
-
Erdogani planifikon blerjen e një tjetër sistemi raketor nga Rusia
-
Turqia do t’i kërkojë kompensim SHBA-së për largimin nga programi i avionëve
-
Erdogani sfidon SHBA-në, Turqia do të prodhojë aeroplanë dhe nëndetëse me Rusinë
-
Turqia planifikon të blejë ende raketa nga Rusia pavarësisht kundërshtimit nga SHBA-ja
-
Erdogan: Marrëdhëniet Turqi-SHBA po hyjnë në një “epokë të re”