Rreth 400 000 persona janë larguar nga Marawi, një qytet në jug të Filipineve, që është pushtuar nga një grup islamik, njoftuan sot autoritetet vendore.
Qyteti i Marawit i konsideruar si kryeqyteti mysliman i këtij vendi me shumicë katolike, u transformua në një qytet fantazmë, pasi luftëtarë që i kishin premtuar besnikëri grupit Shteti Islamik filluan një sulm në qytet më 23 maj, raporton AFP.
Prej më shumë se 1 muaji, qeveria ka dërguar aeroplanë luftarakë, helikopterë të ushtrisë dhe automjete të blinduara për të shtypur këta luftëtarë islamikë, shkruan KP.
Luftimet kanë shkaktuar vdekjen e 400 personave, ndërkohë që luftëtarët islamikë vazhdojnë të kontrollojnë një pjesë të qytetit, duke përdorur snajperë dhe pajisje eksplozive për të ngadalësuar përparimin e ushtrisë.
-
Forcat filipineze çliruan nga ISIS qytetin Maraw
-
Shpërthim në një meshë në Filipine, katër të vdekur e dhjetëra të lënduar
-
Tajfuni “Fung-wong” godet Filipinet, të paktën 2 të vdekur e 1.4 milion të zhvendosur
-
Mbi 1 milion të evakuuar në Filipine në pritje të tajfunit Fung-wong
-
Izraeli u thotë civilëve të largohen nga pjesa lindore e Rafahut