Botë

400 000 persona largohen nga qyteti i pushtuar nga luftëtarë islamikë

Rreth 400 000 persona janë larguar nga Marawi, një qytet në jug të Filipineve, që është pushtuar nga një grup islamik, njoftuan sot autoritetet vendore.

Qyteti i Marawit i konsideruar si kryeqyteti mysliman i këtij vendi me shumicë katolike, u transformua në një qytet fantazmë, pasi luftëtarë që i kishin premtuar besnikëri grupit Shteti Islamik filluan një sulm në qytet më 23 maj, raporton AFP.

Prej më shumë se 1 muaji, qeveria ka dërguar aeroplanë luftarakë, helikopterë të ushtrisë dhe automjete të blinduara për të shtypur këta luftëtarë islamikë, shkruan KP.

Luftimet kanë shkaktuar vdekjen e 400 personave, ndërkohë që luftëtarët islamikë vazhdojnë të kontrollojnë një pjesë të qytetit, duke përdorur snajperë dhe pajisje eksplozive për të ngadalësuar përparimin e ushtrisë.