Tre persona kanë pësuar lëndime gjatë të shtënave në një qendër të njohur tregtare në kryeqytetin slloven, Lubjanë.
Zyrtarët policorë kanë bërë të ditur se që të tre të lënduarit janë dërguar në spital, porse jetët e tyre nuk janë në rrezik. Dy nga të lënduarit bëhet e ditur se janë qëlluar me armë zjarri ndërsa njëri ka pësuar goditje prej një objekti të paspecifikuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDepartamenti i policisë në Lubjanë ka njoftuar se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar dhe se nuk mund të zbardhë hollësi të tjera lidhur me incidentin.
Dëshmitarë të rastit kanë bërë të ditur për mediat sllovene të kenë dëgjuar tetë deri në dhjetë të shtëna.
Ata kanë thënë se sulmuesit kanë ikur nga vendi i ngjarjes me një veturë të bardhë dhe janë ende në arrati.