Ekipet e kërkimit kanë gjetur të mërkurën edhe 10 trupa të pajetë nën rrënojat e ndërtesës së shembur në Miami, pothuajse dy javë më parë.
Numri i të vdekurve deri më tani si pasojë e shembjes, ka shkuar në 46.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShembja e ndërtesës në Miami të Floridës në SHBA ka ndodhur në mëngjesin e 24 qershorit, derisa shumica e banorëve të cilët ndodheshin në ndërtesë në ato momente, ishin duke fjetur.
Ndërkohë, në mesin e viktimave që janë gjetur deri tani është edhe fëmija 7-vjeçar i njërit prej punëtorëve të zjarrfikësve në Miami.
Nuk dihen ende shkaqet e sakta të shembjes ndonëse një raport i publikuar nga ekspertë pas tragjedisë, theksonte se në këtë ndërtesë ishin paraparë riparime që do të kapnin vlerën e rreth 9 milionë dollarëve.