Zyrtarët më të lartë demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve janë duke kryer hetime për të përcaktuar nëse Departamenti i Drejtësisë, në kohën e Donald Trumpit, kishte ndërmarrë operacione sekrete dhe të paligjshme për përgjimin e armiqve politikë të ish-presidentit.
Një burim i afërt me hetimet ka bërë të ditur për mediat ndërkombëtare se në cak janë ndërhyrjet e zbardhura më herët rreth rrjedhjes së informatave të klasifikuara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomiteti i drejtësisë në Dhomën e Përfaqësuesve ka nisur hetimet për shkeljen e rregulloreve të brendshme nga Departamenti i drejtësisë që ftoi për dhënë dëshmi demokratët Adam Schiff dhe Erick Swalwell gjatë vitit 2018.
Departamenti i përdori këto ftesa që të siguronte të dhëna nga dy demokratët që ishin anëtarë të komitetit për inteligjencë, por edhe kritikë të ashpër të Trumpit.
Ish-prokurorët e Trumpit kanë mohuar rastin.
Mirëpo demokratët janë përqendruar në përcaktimin nëse zyrtarët kishin abuzuar me detyrën kur kishin vënë në shënjestër të përgjimeve kundërshtarët politikë të ish-presidentit republikan.
Fjala është për një operacion të ngjashëm që ishte përdorur në rastin e Ukrainës, zbardhja e të cilit kishte hapur rrugën për inicimin e hetimit të parë për impiçmentin e presidentit Trump.