Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Merkel merr vaksinën e Modernas

Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka marrë një dozë të vaksinës së Modernas, doza e dytë e vaksinës së saj antiCOVID, pasi dozën e parë e kishte marrë vaksinën e AstraZenecas, raporton BBC.

66-vjeçarja ishte vaksinuar disa ditë më parë, pasi kishte marrë dozën e parë të vaksinës së AstraZenecas në prill.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ekspertët besojnë se përzierja e vaksinave antiCOVID është ide e mirë, por është tepër herët të thuhet nëse është e sigurt.

Në mars, Gjermania, si dhe disa shtete tjera nëpër Evropë, ka ndaluar përdorimin e vaksinës së AstraZenecas për grupmosha të caktuara për shkak të rasteve me mpiksje gjaku.