Gjermania do të aprovojë vaksinën anti-COVID të AstraZenecas për personat mbi 65 vjet, njofton BBC.
Kancelarja gjermane Angel Merkel ka thënë se Gjermania po e ndryshon qëndrimin në lidhje me këtë vaksinë. Më herët vaksina e Oxford/AstraZenecas ishte aprovuar vetëm për personat nën moshën 65-vjeçare, duke thënë se nuk ka të dhënat të mjaftueshme se funksionon te personat e moshuar.
Kjo ka çuar te një lloj skepticizmi publik për efikasitetin e kësaj vaksine ku disa gjermanë kanë hezituar të marrin vaksinën e AstraZenecas, duke lënë shumë doza të pa përdorura.
Por Merkel ka thënë se studimet e fundit kanë ofruar mjaftueshëm të dhëna për ta aprovuar vaksinën e AstraZenecas për gjitha moshat.
Belgjika po ashtu ka thënë se do ta aprovojë vaksinën e AstraZenecas edhe për personat e moshuar, duke e ndjekur rrugën e Francës që e mori këtë vendim më herët gjatë kësaj jave.
Rreth 5 për qind e gjermanëve kanë marrë tashmë dozën e parë të vaksinave antiCOVID.
-
Gjermanisë i bëhet thirrje që ta lejojë përdorimin e vaksinës së AstraZenecas edhe për personat mbi 65 vjet
-
Merkel merr vaksinën e Modernas
-
Të gjithë të rriturit mund ta marrin vaksinën J&J në Gjermani
-
Gjermania do të rekomandojë vaksinën J&J për personat mbi 60 vjeç
-
Merkel vaksinohet me “AstraZeneca”