Gjermania ka lëshuar atë që llogaritet të jetë rekomandimi më i fortë ndonjëherë për përzierjen e vaksinave të COVID-19.
Komiteti i Përhershëm Gjerman për Vaksinimin (STIKO), ka udhëzuar të enjten se njerëzit të cilët marrin dozën e parë të vaksinës të AstraZenecas, duhet të marrin si dozë të dytë ndonjë lloj tjetër të vaksinës.
Kjo e bën Gjermaninë një nga shtetet e para në botë e cila rekomandon fuqishëm që njerëzit të cilët marrin AstraZenecan si dozë të parë, të marrin Pfizerin ose Modernan si dozë të dytë.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tashmë e ka bërë këtë, duke dashur që të jap shembull në këtë drejtim. Merkeli ka marrë për dozë të parë vaksinën AstraZeneca, ndërkohë që për dozë të dytë ka marrë Modernan.
Sipas STIKO-s, studimet më të reja tregojnë se sistemi imunitar është rritur pasi dozat e vaksinave janë përzier.
-
Dozat e vaksinave po përzihen përherë e më shumë
-
Merkel merr vaksinën e Modernas
-
Ekspertët gjermanë: Personat nën moshën 60 vjeç nuk duhet ta marrin dozën e dytë të AstraZenecas
-
Disa persona duhet të presin më shumë para se ta marrin dozën e dytë për COVID-19
-
Gjermania përgatitet për dozën e katërt anti-COVID