Autoriteti Palestinez ka anuluar marrëveshjen nën të cilën Izraeli do t’i jepte së paku një milion vaksina për COVID-19.
Autoriteti ka thënë se dozat Pfizer janë afër skadimit të afatit të përdorimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë herët, Izraeli ka thënë se nuk kishte nevojë për një stok të vaksinave afër skadimit dhe ato do të përdoreshin për të shpejtuar programin e vaksinimit për palestinezët.
Në kthim, palestinezët do t’i jepnin Izraelit një numër të njëjtë të vaksinave që ata po presin nga kompania e Pfizerit më vonë këtë vit, raporton BBC.
Ministrja e Autoritetit të Shëndetësisë palestineze, Mai Alkaila, ka thënë se u ishte thënë se dozat e vaksinës do të skadojnë në korrik ose gusht, por kur arritën data e tyre ishte qershor.
“Nuk është kohë e mjaftueshme t’i përdorim të gjitha, kështu që i refuzuam”, ka thënë ajo.
Ndërsa, Izraeli nuk ka komentuar lidhur me datën në to.