Gjykata Supreme ka hedhur poshtë të enjten një sfidë madhore kundër ligjit për kujdesin shëndetësor të kohës e presidentit amerikan, Barack Obama, duke u dhënë goditje përpjekjeve të shteteve të udhëhequra nga republikanët për shfuqizimin e ligjit që u garanton mbulesë në sigurime shëndetësore me miliona amerikanëve.
Gjyqtarët, me 7 vota për dhe 2 kundër, e lanë në fuqi ligjin sipas formës së tij të plotë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këtë, autoritetet në Texas, në shtetet e tjera të udhëhequra nga republikanët dhe dy individë nuk kanë më të drejtë që ta nxjerrin rastin para gjykatës federale.
Administrata e presidentit aktual, Joe Biden, ka bërë të ditur se tani 31 milionë njerëz kanë sigurime shëndetësore falë ligjit, që është bërë i njohur si “Obamacare”.
Ligji parasheh mbulim për personat me sëmundje paraekzistuese, qasje në shërbime të gjera preventive pa pagesë dhe zgjerimin e programit për mbulimin e personave me të ardhura të ulëta.