Gjykata Supreme ka hedhur poshtë të enjten një sfidë madhore kundër ligjit për kujdesin shëndetësor të kohës e presidentit amerikan, Barack Obama, duke u dhënë goditje përpjekjeve të shteteve të udhëhequra nga republikanët për shfuqizimin e ligjit që u garanton mbulesë në sigurime shëndetësore me miliona amerikanëve.
Gjyqtarët, me 7 vota për dhe 2 kundër, e lanë në fuqi ligjin sipas formës së tij të plotë.
Me këtë, autoritetet në Texas, në shtetet e tjera të udhëhequra nga republikanët dhe dy individë nuk kanë më të drejtë që ta nxjerrin rastin para gjykatës federale.
Administrata e presidentit aktual, Joe Biden, ka bërë të ditur se tani 31 milionë njerëz kanë sigurime shëndetësore falë ligjit, që është bërë i njohur si “Obamacare”.
Ligji parasheh mbulim për personat me sëmundje paraekzistuese, qasje në shërbime të gjera preventive pa pagesë dhe zgjerimin e programit për mbulimin e personave me të ardhura të ulëta.
-
Gjykata e Lartë amerikane mund të lerë në fuqi ligjin “Obamacare”
-
Supremja hedh poshtë kërkesën e Trumpit për kufizim të shtetësisë nga lindja
-
Gjykata rrëzon tarifat e Trumpit
-
Biden kritikon vendimin e Supremes për imunitetin presidencial
-
Trumpi ka imunitet për veprimet e kryera gjatë detyrës zyrtare, vendos Gjykata e Lartë e SHBA-së