Presidenti amerikan Joe Biden ka nxitur liderët botërorë që t’i bashkohen për të shpërndarë vaksina të koronavirusit për vendet e varfra në botë, pasi ka premtuar se SHBA-ja do të dhurojë 500 milionë doza për të ndihmuar në përfundimin e pandemisë.
Duke folur në Angli në Samitin e Grupit të Shtatë liderëve të botës, Bideni deklaroi se SHBA-ja është e përkushtuar në shpërndarjen e vaksinave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se interesi i Amerikës dhe botës është që vaksinat t’i bëjë të qasshme në masë dhe shpejtësi çdokund, raporton AP.
“Do të ndihmojmë ta drejtojmë botën jashtë kësaj pandemi duke punuar krah për krah me partnerët botërorë”, ka shtuar ai.