Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Maas për dënimin e Mladiqit: I lumtur që drejtësia ngadhënjeu

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka përshëndetur vendimin e Dhomës së Apelit në Tribunalin e Hagës për kriminelin e luftës Ratko Mladiq.

Dhoma e Apelit ka konfirmuar dënimin me burgim të përjetshëm të Mladiqit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jam i lehtësuar për vendimin final të Gjykatës Ndërkombëtare Penale kundër Ratko Mladiqit, i cili mban përgjegjësi për gjenocidin në Srebrenicë. Mirë, që drejtësia ngadhënjeu. Shpresoj që kjo të sigurojë një lloj ngushëllimi për viktimat dhe të mbijetuarit”, ka shkruar ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas në Twitter.