Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mirëpritur vendimin e Dhomës së Apelit në Hagë për të refuzuar apelin e kriminelit të luftës Ratko Mladiq ndaj burgimit të përjetshëm.
Shkalla e dytë ia ka konfirmuar burgimin e përjetshëm Mladiqit.
“E mirëpres vendimin final në rastin kundër Ratko Mladiqit për krimet të egra, duke përfshirë Masakrën e Srebrenicës. NATO ndihmoi në përfundimin e dy luftërave etnike në Ballkanin Perëndimor dhe mbetet e përkushtuar ndaj stabilitetit, paqes dhe pajtimit në rajon”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.