Ministri gjerman i Shtetit për Evropën, Michael Roth, ka përsëritur qëndrimin e shtetit të tij se ndryshimi i kufijve nuk zgjidh asnjë problem në Ballkan. Sipas tij, një gjë e tillë madje do të ishte e rrezikshme për rajonin.
Duke komentuar një letër që qarkullonte në mediumet e Ballkanit, e që sipas raportimeve ishte ide e kryeministrit slloven për ridizajnim të kufijve në Ballkan, Roth ka thënë se kjo ka qenë vetëm një fantazi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ndryshimi i kufijve nuk zgjidh asnjë problem në Ballkanin Perëndimor. Përkundrazi, do të ishte shumë i rrezikshëm dhe do të kërcënonte rihapjen e Kutisë së Pandorës, e cila është plot konflikte. Kjo nuk kërkon ndonjë profeci. E tashmja dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është tek pajtimi, tek bashkëpunimi i ngushtë rajonal, tek distancimi përfundimtar nga nacionalizmi dhe revanshizmi. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë dhe mbeten vende të shoqërive shumëfetare dhe shumetnike. Ky është parakushti për paqe, prosperitet dhe demokraci. Prandaj jam i qetësuar që qeveria sllovene është distancuar qartazi nga fantazitë për ndryshimin e kufijve. Sepse askush në Evropë nuk mund të ketë interes për këtë”, ka deklaruar ai për “DW”.
Roth ka thënë se kujtimet e luftërave të Ballkanit në vitet e ’90-a duhet të jenë paralajmërim i mjaftueshëm që puna e kufijve të mos rihapet.
“Pozicioni im është i qartë: fantazitë për zhvendosjen e kufijve më në fund i përkasin njëherë e përgjithmonë një të kaluare të dështuar”, ka shtuar ai.
Roth ka shtuar se Gjermania do të angazhohet për liberalizimin e vizave për Kosovën.