Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, në konferencën e sotme në Beograd ka përsëritur qëndrimin e shtetit të saj kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.
“Njerëzit në Ballkanin Perëndimor e dinë mirë se çka është lufta. Prandaj ne duhet, pa fije mëdyshje, të kundërshtojmë idenë që kufijtë mund të ndryshohen me forcë. Tani nevojitet: avancim në dialogun për normalizim në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe ruajtja e unitetit të Bosnje e Hercegovinës”, ka thënë ajo.
Baerbock ka bërë thirrje që Kosova e Serbia të bëjnë përparim të dukshëm në proces të dialogut, pas zgjedhjeve të Serbisë në prill. Ajo ka thënë po ashtu se Gjermania do të jetë më e pranishme në rajon, ndërsa ka shtuar se e përkrah Serbinë në reformat për integrim në Bashkim Evropian.
-
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë viziton Ballkanin mes tensioneve Serbi-Kosovë
-
Baerbock: Serbia t’i reduktojë trupat në kufi me Kosovën, të mos ketë më tensione
-
Ministrja gjermane: Kosova i uli tensionet, retorika serbe e papranueshme
-
Gjermania pret nga Kosova e Serbia gatishmëri për kompromise
-
Baerbock: Serbia nuk mund të hyjë në BE pa njohur Kosovën