Rusia ka njoftuar se 20 diplomatë nga Republika Çeke do të dëbohen nga vendi.
Republika Çeke dëboi 18 diplomatë rusë të shtunën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAgjentët lokalë të inteligjencës çeke kanë thënë se 18 diplomatët e dëbuar janë operativë të inteligjencës ruse. Ata dyshohen për përfshirje në një shpërthim të një depo armësh në vitin 2014 që vrau dy persona.
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian janë vendosur të diskutojnë mbi akuzën gjatë një takimi të hënën.
Moska u ka dhënë diplomatëve çekë një ditë kohë për t'u larguar ndërsa Republika Çeke u ka dhënë rusëve 72 orë.
Ministria e Jashtme e Rusisë e quajti vendimin çek "të pashembullt" dhe një "akt armiqësor", duke shtuar se Çekia po e bën këtë sa për të kënaqur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.