Botë

Çekia dëbon 18 rusë për shkak të shpërthimit të madh të depove në vitin 2014

Çekia dëbon 18 rusë për shkak të shpërthimit të madh të depove në vitin 2014
FOTO: AP
 

Republika Çeke ka njoftuar të shtunën se ka dëbuar 18 diplomatë rusë të cilët i ka identifikuar si spiunë në një çështje që lidhet me një shpërthim të depos së municioneve në vitin 2014, njofton AP.

Kryeministri Andrej Babis ka thënë se vendimi bazohet në "prova të qarta" të siguruara nga shërbimet e inteligjencës dhe të sigurisë çeke që tregojnë përfshirjen e agjentëve ushtarakë rusë në shpërthimin masiv në një qytet lindor që vrau "dy njerëz të pafajshëm".