Sondazhet televizive kanë sinjalizuar se nuk ka fitues të qartë nga zgjedhjet e së martës në Izrael, në atë që e lë të papërcaktuar fatin e kryeministrit, Benjamin Netanyahu, dhe e sinjalizon vazhdimin e bllokadës politike në vend, edhe pas katër palë zgjedhjesh brenda dy vjetësh.
Sondazhet e tri televizioneve kryesore izraelite kanë treguar se Netanyahu dhe aleatët e tij religjiozë dhe nacionalistë, e as kundërshtarët e shumtë të tij nuk kanë arritur të sigurojnë një shumicë parlamentare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo gjë mund të hapë rrugën për një paralizë disajavore, por edhe për mbajtjen e zgjedhjeve të pesta të njëpasnjëshme. Me gjithë të dhënat e sondazheve, rezultatet përfundimtare mund të mos bëhen të ditura për ditë me radhë. Sipas projeksioneve pothuajse identike të kanaleve televizive, Netanyahu dhe aleatët parashihet që të sigurojnë 53 deri në 54 vende në Knesset.
Kundërshtarët mund të fitojnë 59, teksa partia “Yamina” e Naftali Bennetit është projektuar që të sigurojë 7 apo 8 deputetë. \ AP