Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu në epërsi, sipas exit-polleve

Ish-kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është në rrugë për të arritur fitore në zgjedhjet në Izrael, sipas exit-polleve, raporton BBC.

Exit-pollet, që parashikojnë rezultatet para se ato të jenë zyrtare, i japin një epërsi të vogël bllokut të krahut të djathtë.

Një rezultat i tillë do të shënonte një rikthim dramatik për Netanyahun, që u rrëzua nga pushteti vitin e kaluar pas 12 vjetëve rresht në fuqi.

Zgjedhjet gjerësisht janë parë si votë për apo kundër kthimit të Netanyahut.

Rezultatet zyrtare priten në orët në vijim.

Në exit-polle të televizionit të Izraelit parashikohet që blloku i Netanyahut të fitojë 61 apo 62 ulëse në Parlamentin e Izraelit.

Edhe Protesta në Izrael kundër kryeministrit, Benjamin Netanyahu Botë Protesta në Izrael kundër kryeministrit, Benjamin Netanyahu

Në zgjedhjet në Izrael ishte pjesëmarrja më e lartë e votuesve për zgjedhjet e përgjithshme që nga viti 1999, sipas autoriteteve zgjedhore.

Pjesëmarrja e lartë erdhi në zgjedhjet e pesta të përgjithshme të vendit në më pak se katër vjet.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se pjesëmarrja e votuesve ishte 66.3% për qind, me 4.5 milionë votues që kanë hedhur votat e tyre në kuti, ku rreth 6.7 milionë votues kishin të drejtë të votonin.