Partitë në Izrael janë duke planifikuar ta lënë jashtë pushtetit kryeministrin aktual Benjamin Netanyahu, duke u bashkuar në një krah. Siç shkruan BBC, kreu i partisë së djathtë, Naftali Bennett, është pro bashkimit me shefin e opozitës, Yair Lapid, për krijimin e një koalicioni mes dy qendrave. Kjo do e linte në opozitë Netanyahun, duke ia shkaktuar humbjen e parë elektorale që nga 1999.
Lapid, që është kryetar i Yesh Atidit, në zgjedhjet e 23 marsit përfundoi i dyti pas krahut të Benjamin Netanyahut. Ai të mërkurën ka një afat nga presidenti për krijimin e qeverisë së re.
Artikuj të ngjashëm
-
Partitë opozitare izraelite arrijnë marrëveshjen për formimin e qeverisë së re
-
Partitë opozitare në Izrael duhet sot të formojnë qeverinë e re
-
Rivalët më të mëdhenj të Netanyahut bashkojnë forcat për zgjedhjet e ardhshme
-
Protesta në Izrael kundër kryeministrit, Benjamin Netanyahu
-
Opozita në Izrael kërkon qeveri të unitetit