Me mijëra gra kanë marshuar përreth Pallatit Kombëtar në Mexico City, në shenjë proteste ndaj presidentit meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador.
Protesta, e organizuar me rastin e ditës ndërkombëtare të gruas, kishte në shënjestër vendimin e Qeverisë për ngritjen e një barrikade prej betoni përreth Pallatit.
Në shenjë revolte, aktivistet kanë rrethuar strukturën me lule dhe kanë shkruar në të emrat e grave që janë viktima të vrasjeve.
Presidenti ka bërë të ditur se rrethoja e vendosur ka për synim mbrojtjen e ndërtesave dhe monumenteve të epokës koloniale, të cilat janë spërkatur me ngjyrë dhe janë mbushur me grafitë në demonstratat e mëhershme feministe.
Presidenti është vënë në shënjestër të kritikave edhe shkaku i mbështetjes që i ka ofruar kandidatit të partisë së tij për kryebashkiak të Guerreros, Felix Macedonia Salgado, i cili është akuzuar për përdhunimin e dy grave, por nuk është paditur lidhur me rastin.
-
Mijëra protestues kundër qeverisë në Meksikë, 120 të plagosur
-
Protesta masive në Meksikë kundër zhdukjeve të detyruara nga kartelet e drogës
-
Mijëra gra protestojnë kundër dhunës ndaj grave në Argjentinë, synim kanë presidentin e ri Javier Miler
-
Presidenti i Meksikës akuzon Pentagonin për spiunazh, zotohet të kufizojë informacionin ushtarak
-
Presidenti meksikan nuk pajtohet me akuzat ndaj Trumpit