Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad dhe gruaja e tij, Asma janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, ka thënë zyra e tij përmes një deklarate të postuar nga Agjencia shtetërore e lajmeve SANA.
Të dy kanë shfaqur disa simptoma për COVID-19 para se të testohen për koronavirus.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAssadi 55-vjeçar ka thënë se është mirë me shëndet dhe në gjendje stabile. Ai dhe gruaja e tij do të kalojnë dy javë në shtëpi të izoluar.
Siria deri tash ka regjistruar 1,063 vdekje dhe 15,981 raste nga virusi, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.