Autoritetet lokale në Kaledoninë e Re, një arçipelag francez në Paqësorin Jugor, kanë kërkuar që të mbyllet vendi për së paku dy javë, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, raporton agjencia AP.
Vendimi vjen pasi janë regjistruar nëntë raste të infeksionit me koronavirus sot.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti i Kaledonisë, Thierry Santa, ka thënë se ka rrezik të madh që virusi po qarkullon në arçipelag.
Duke filluar nga nesër, do të ndalohen gjitha aktivitetet joesenciale, ndërsa do të mbyllen shkollat e universitetet.
Territori me rreth 270 mijë banorë ishte futur në një mbyllje njëmuajshe në fillim të pandemisë, duke e parandaluar me sukses përhapjen e virusit. Që nga atëherë kufizimet janë larguar.
Kaledonia e Re ka vazhduar të mbajë kufijtë gati plotësisht të mbyllur, duke pezulluar gati të gjitha fluturimet me disa përjashtime dhe duke vendosur një karantinë të detyrueshme 14-ditore dhe testim për udhëtarët që vijnë nga jashtë.
Rreth 5200 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID në Kaledoninë e Re.
Në Kaledonitë Re nuk është raportuar për ndonjë rast të vdekjes nga COVID-19, ndërsa në total janë raportuar afro 60 raste me koronavirus.