Zelanda e Re ka marrë vendim të shkojë në izolim kombëtar për shkak të një rasti pozitiv me koronavirus. Autoritetet kanë njoftuar se izolimi do të jetë për tre ditë, ndërsa regjionet e Aucklandit dhe Coromandelit nga katër deri në shtatë ditë.
Kryeministrja e vendit, Jacinda Ardern, deklaroi se varianti Delta ka ndryshuar “lojën” për koronavirus dhe se duhet shtuar masat për të parandaluar një valë të përhapjes së pandemisë, raporton theguardian.
“Kemi parë çka mund të ndodhë nëse dështojmë t’i dalim në krye. Kemi vetëm një shans”, deklaroi ajo.
Artikuj të ngjashëm
-
Zelanda e Re regjistron shtim të rasteve me COVID-19
-
Zelanda e Re në izolim deri më 21 shtator
-
Pjesa më e madhe e Zelandës së Re nuk do të jetë më në izolim
-
Strategjia e Zelandës së Re në dyshim pas përhapjes së variantit Delta
-
Zelanda e Re lejon vaksinimin e të rinjve, pas vatrave të reja të virusit