Të paktën 26 persona kanë mbetur të vdekur nga tornadot që ndodhën në disa qytete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raportoi të dielën Reuters.
Shumë shtëpi janë shkatërruar e mijëra kanë mbetur pa energji. Shtetet që përfshijnë Arkansasin, Tennesseen, Illinoisin, Indianan, Alabaman dhe Mississippin kanë regjistruar viktima si rezultat i motit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Washington Post-it, janë regjistruar më shumë se 60 raporte për tornado.
Guvernatorja Sarah Huckabee Sanders shpalli një gjendje të jashtëzakonshme në shtetin e Arkansas të premten. Ajo tha se ka folur me presidentin Joe Biden për situatën, i cili premtoi ndihmë federale.
Disa fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Chicagos u vonuan ose u anuluan pasi pasagjerëve iu tha të strehoheshin për shkak të asaj që përshkroi si "mot i rëndë".