Policia në Slloveni ka zbuluar 13 imigrantë nga Iraku, përfshirë dy fëmijë, që po fshiheshin në ngarkesën e një kamioni ndërsa po vuanin nga dehidratimi dhe mungesa e oksigjenit.
Disa nga imigrantët patën nevojë për kujdes mjekësor pasi u gjetën në kontrollën kufitare në kufi me Kroacinë, ka thënë policia në Novo Mesto, shkruan AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGrupi kishte udhëtuar për disa orë nga Bosnja, përmes Kroacisë, në një hapësirë pa shumë ajër brenda kamionit me targa të Bosnjës, thuhet në komunikatën e policisë.
Imigrantët ishin të dehidratuar dhe të frikësuar dhe disa kishin humbur vetëdijen. Atyre iu dha ndihma e parë ndërsa dy prej tyre u deshtë të shkonin në spital.
Policia tha se fëmijët ishin njëri 11 dhe tjetri 6 vjeç. Shoferi i kamionit është arrestuar dhe një tjetër person që ishte në kamion.