Një shofer nga Kosova është arrestuar të dielën në Maqedoni të Veriut, teksa po bartte 113 emigrantë, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme të këtij vendi.
Siç është raportuar, Policia gjatë mesditës së djeshme ka arrestuar 30-vjeçarin me inicialet I.P., pasi në kamioni e tij frigorifer, kishte 113 emigrantë, përcjell Kossev.
Në kamionin me tabela të Shkupit, ishin 110 emigrantë nga Bangladeshi, dy prej Myanmarit dhe një prej Indisë.
Shoferi është arrestuar dhe ndaj tij pritet të ngritët aktakuzë.
Artikuj të ngjashëm
-
Katër të arrestuar në dy raste të ndara të kontrabandës me migrantë
-
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Prishtinë, në kamion iu gjetën migrantë nga Egjipti
-
Policia zë shtatë të huaj në një kamion, dërgohet në stacion policor i dyshuari
-
Arrestohet një burrë në Komoran, me furgon po bartte 16 migrantë sirianë
-
Arrestohet në Vërmicë shtetasi serb që po kontrabandonte katër emigrantë