Policia e Kosovës ka njoftuar se në Komoran ka arrestuar një të dyshuar për kontrabandim me migrantë, pasi që në furgonin të cilin po e ngiste janë gjetur 16 migrantë sirianë.
Sipas Policisë ai është ndaluar derisa ka qenë duke e drejtuar furgonin, rreth orës 20:00 të dielën.
“Policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar duke drejtuar furgonin me targa vendore, ku gjatë kontrollit në brendi të tij ndodheshin 16 migrantë që të gjithë meshkuj shtetas Sirian, ku nga të njëjtit janë sekuestruar para, 2 telefona celular po ashtu dhe furgoni.
I dyshuari me vendim të prokurorit thuhet se është dërguar në mbajtje ndërsa migrantët janë dorëzuar në Drejtorinë e Migrimit dhe të Huajve.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person në afërsi të Gjilanit, po kontrabandonte migrantë
-
Ndalet një person në Muçibabë, në automjetin e tij u gjetën 11 migrantë
-
U kap në flagrancë duke transportuar tre pakistanezë, arrestohet i dyshuari në Vërmicë
-
Dyshohet për kontrabandë me migrantë në Gjilan, gjenden gjashtë shtetas të huaj në një kamion
-
Katër të arrestuar në dy raste të ndara të kontrabandës me migrantë