Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjermania zgjat kufizimet kufitare, me gjithë presionin e BE-së për qartësi

Gjermania është vënë nën presion të shtuar shkaku i ndalimit të hyrjes në vend të udhëtarëve nga Republika Çeke, Sllovakia dhe krahina austriake, Tirol, zbatuar në përpjekje për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Kjo pasi që Komisioni Evropian u adresoi letra autoriteteve në Gjermani, Belgjikë, Hungari, Danimarkë, Finlandë dhe Suedi, nëpërmjet së cilave ka shprehur shqetësimin për zbatimin e njëanshëm të kufizimeve të përkohshme në kufij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zëdhënësi i Komisionit, Kristian Vigand, ka thënë se nëpërmjet letrave është adresuar nevoja që kufizimi i lëvizjes të mos jetë diskriminues. Ai ka shtuar se Komisioni ka kërkuar nga vendet anëtare që t’i përshtatin masat me dispozitat e miratuara bashkërisht dhe me rregullat për lirinë e lëvizjes.

Mirëpo, Gjermania ka hedhur poshtë kritikën për masat, duke i zgjeruar madje kufizimet për kalimet kufitare me Çekinë dhe Tirolin deri më 3 mars. Ministri për Evropë, Michael Roth, ka kundërshtuar sugjerimin se Gjermania nuk po u përmbahet ligjeve dhe ka thënë se veprimet janë në përputhje me rregullat e Schengenit. Kontrollet kufitare në Gjermani janë zbatuar më 14 shkurt, në përpjekje për ta ngadalësuar përhapjen e varianteve të reja të koronavirusit, të identifikuara në vendet ku janë zbatuar kufizimet.