Botë

Britania shënon numër rekord të vaksinimit kundër koronavirusit gjatë 24 orëve

Britania shënon numër rekord të vaksinimit kundër koronavirusit gjatë 24 orëve
Foto: Reuters
 

Britania e Madhe ka vaksinuar 478.248 persona në 24 orët e fundit me vaksinën kundër koronavirusit. Këto shifra të vaksinimit po cilësohen si rekorde duke pasur parasysh se nga COVID-19 në Britani kanë vdekur 97.329 persona.

Autoritetet qeveritare kanë njoftuar se numri i përgjithshëm i njerëzve që kanë marrë dozën e parë të vaksinës është 5.86 milionë. Britania ka regjistruar 1.348 të vdekur nga COVID-19 NË 24 orët fundit dhe 33.552 të infektuar.